Secondary Adv

Zbardhen detajet e para te paketes: Biznesi i vogel garanci financiare per rrogat e punonjesve

Bizneset duhet të përgatiten për një “shportë” të vogël financiare në ndihmë të situatës emergjente të krijuar nga koronavirusi. 

 

Një ditë para zyrtarizimit të paketës anti-koronavirus, Kryeministri Edi Rama zbardhi për mediat disa detaje për paketën financiare. Shqetësimit të ngritur nga biznesi për pagat e punonjësve, si dhe të shumë industrive të vendit, të cilët kanë pezulluar punën,  kryeministri Rama u shpreh se nga qeveria do të jepet garancia finnaciare. “Nuk jemi në situatën ku deti kos, dhe atë kos që kemi nuk do ta shpenzojmë kot, duhet ta kursejmë. Jemi në luftë, e cilësuar si e tillë edhe nga liderët më të mëdhenj botërorë. Kam dëgjuar këto kohë, kërkesa nga me absurdet nga komuniteti i biznesit. Grupi i ekspertëve po punojnë dite natë, për paketën e garancisë. 

 

Ashtu sic e kam thënë që ditën e parë, nuk do të lihen pa marrë rrogat ata që janë të detyruar të rrinë në shtëpi. Për kompanitë që janë mbyllur dhe nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e punonjsve, qeveria do të japë një garanci financiare si edhe per ata që kanë sipërmarrje të vogël nën 140 mijë dollarë, qeveria do t’u japë një instrument për të mos humbur pagën. Konkretizmi, se si do të veprohet do të jepet nesër”, tha Rama. Kryeministri Rama u shpreh  se nuk do të ketë shtyrje të pagesave për faturat e energjisë të familjarëve. “Praktikisht e cojmë në “black out”, OSHEE-në nëse nuk paguhen faturat e dritave, nuk e kuptoj pse nuk duhet të paguhet energjia.

 

Pagën do të marrësh edhe pse rri në shtëpi. Ka vende të zhvilluara që mund të bëjnë shtyrje 2 deri në 3 muaj, por ne nuk kemi mundëisnë ta bëjmë atë. Pasi nuk duam ta ccojmë kompaninë në gërmadha, pasi na duhet edhe për muajt e tjerë”, tha Rama. Zoti Rama u shpreh se qytetarët nuk duhen të dalin nga shtëpia për të paguar fizikisht faturat e dritave, por ta kryejnë atë nëpërmjet portalit e-Albania. Kreu i qeverisë tha se për shkak të situatës emergjente, do të jetë e domosdoshme që deputetët dhe kabineti qeveritar të mos paguhen. Rama tha se edhe ata që përfitojnë rroga të larta duhet të sakrifikojnë, duke mos e marrë të gjithën./Burimi: Monitor.al


Më të lexuarat