Secondary Adv

Procedura e thjeshtezuar e fiskalizimit: Publikohet udhezuesi i ri per kriteret e tatimpaguesve

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kategorinë e tatimpaguesve dhe kriteret që duhen plotësuar, në përdorimin e procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit.

 

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë  procedurën e fiskalizimit, përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave. Kriteret që duhen përmbushur është se nuk duhet të jenë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, të mos kenë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit, si dhe të mos kenë më shumë se një vendodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

 

Nga ana tjetër, tatimpaguesit që nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, të cilët lëshojnë fatura elektronike për transaksione pa para në dorë, mund të kryejnë procedurën e thjeshtëzuar të fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse nuk operojnë në më shumë se një vendodhje dhe nuk kanë asnjë shkelje të moslëshimit të faturave, në 3 vjeçarin e fundit. “Tatimpaguesi që lëshon fatura sipas  të dyja rasteve të lartpërmendura të këtij  vendimi, mund të përdorë platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, për sa kohë që përmbush të gjitha kriteret e kërkuara. 

 

Në  momentin kur një nga kriteret nuk përmbushet më prej tatimpaguesit, tatimpaguesi nuk mund të përdorë më tej platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, por duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve software-ike të certifikuara” përcaktohet më tej. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa zbatueshmëria do të fillojë në të njëjtën kohë me afatet e përcaktuara në legjislacionin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit./Burimi: Scan


Më të lexuarat