Secondary Adv

70 te infektuar me COVID-19 ne Shqiperi: Tirana epiqendra, ja apeli i mjekeve

6 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar 70 në total numrin e të infektuarve në Shqipëri.

 

Tirana është epiqendra e këtij virusi, me 50 të infektuar për t'u ndjekur nga pas nga Fieri me 7 dhe Durrësi 5 pacientë të prekur. Pesë rastet e reja janë regjistruar në Tiranë, ku referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë 2 janë raste kontakti dh tre të reja që kanë pasur një histori udhëtimi në zonat e kuqe. Rasti tjetër është i një 82-vjeçareje në qytetin e Fierit. Në komunikimin e përditshëm me mediat, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën me dije se 35 pacientë të shtruar tek Infektivi të Tiranë, 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

 

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur numri falas të vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë", tha Rakacolli, teksa mbylli deklaratën me një apel për qytetarët që të respektojnë masat e distancimit social, për të mirën e tyre dhe të familjes.

 

"Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë", përfundoi Rakacolli.

 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus

Tiranë  50 qytetarë

Durrës 5 qytetarë 

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 7 qytetarë

Rrogozhinë  2 qytetarë

Kavajë 2 qytetar 

/Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat