Secondary Adv

Subvencione per fermeret, 12 milione leke per ngritjen e nje sere me ngrohje

 

U mbyll dje afati për aplikimet për subvencione në bujqësi. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) këtë vit ka në dispozicion 1,7 miliardë lekë fonde në mbështetje të fermerëve. Përfituesit do të nxirren nga procesi i informatizimit, i cili u vu në zbatim me qëllim shmangien e korrupsionit në fazën e klasifikimit të aplikimeve.


Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, objektivi kryesor, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes. Masat e mbështetjes dhe të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, varen sipas rajoneve bujqësore dhe qëllimit të përdorimit. Kështu, për mbështetje për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit të vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, jepet vlera 600 mijë lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 lekë/ha.


Për përmirësimin e teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhave, kumbullave, qershive, pjeshkave, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, luleshtrydhes dhe agrumeve, jepen 200 mijë lekë/ha. Ndërsa për mbjelljen e arrave, lajthive dhe bajameve, jepet vlera 200 mijë lekë/ha. Për kultivimin e bimëve mjekësore të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, gjethe qumështore, rozmarinë, mëllagë e bardhë, mëllagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, bar blete, lule kalendule, lule dielli (për petale), hithër dhe kokoçeli (lule ciani), jepet ndihma në vlerën 250 mijë lekë/ha. Për instalimin e ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë, jepet vlera kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 mijë lekë/ha.


Për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë, në serat me ngrohje qendrore, subvencioni është në vlerën jo më shumë se 1 800 000 lekë/dynymi. Një vend të veçantë i kushtohet ndihmës për mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës. Subvencioni kap vlerën 1 200 lekë/krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara për fermat të cilat mbarështojnë jo më pak se 100 krerë, por financimi bëhet për jo më shumë se 300 krerë.
Deri në vlerën 1 000 lekë/koshere bletë është subvencioni për fermerët me jo më pak se 50 koshere bletësh. Ndërsa mbështetja e sektorit të akuakulturës, bëhet në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se 600 mijë lekë/fermë ose 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën kultivim, por jo më shumë se 500 mijë lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore ose faturë zhdoganimi.


Mbështetja e fermerëve përfshin edhe subvencionimin në fazën e dorëzimit të prodhimit, sipas kulturave të ndryshme. Por më me interes janë ndihmat që jepen për investimet në bujqësi. Ndërtimi i serave për kultivimin e perimeve, prodhim fidanësh dhe produkteve të tjera bujqësore, financohet në masën 60% të vlerës së investimit përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 1 200 000 lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 2 dynymë dhe jo më shumë se 2 ha. Gjithashtu jepet mbështetja për investime deri në masën 60% të vlerës për traktorë dhe agregate të tjera bujqësore.


Rriten importet e kafesë, birrës dhe cigareve
Importi i birrës dhe i kafesë rritet, por edhe zhdoganimet e cigareve. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave për dymujorin janar-shkurt 2015, importi i kafesë gjatë dy muajve të parë të këtij viti u rrit ndjeshëm në masën 1 376 tonë kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, gjatë këtij dymujori u importuan 479 tonë kafe më shumë. Në dymujorin e parë të vitit 2014 u importuan 897 tonë kafe.


Gjatë muajit shkurt të këtij viti u importuan 738 tonë kafe, ose 100 tonë më tepër se sa në muajin janar. Referuar statistikave, në janar u importuan 638 tonë kafe. Krahasuar edhe me muajin shkurt të vitit 2014, importi i kafesë është gati dyfish. Në muajin shkurt të vitit paraardhës u importuan 425 tonë kafe. Ndërkaq, importi i birrës arriti 2,029 mijë litra, ose dyfishin e një muaji më parë. Si dymujor, zhdoganimet e birrës kanë rritje të lehtë ndaj kësaj periudhe të një viti më parë. Edhe zhdoganimet e cigareve shënojnë ngritje krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2014. Importi arriti 1,376 tonë cigare, kundrejt 897 tonë të zhdoganuara në këtë periudhë të vitit të kaluar./Shqip


Më të lexuarat