Secondary Adv

Javen e ardhshme nisin punimet per Xhamine e Namazgjase

 

Punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, do të nisin javën e ardhshme, dhe priten të përfundojnë në më pak se 3 vjet. Në vendin ku do të ndërtohet xhamia e madhe, do të krijohet edhe një muze, i cili është titulluar Muzeu i Bashkëjetesës.

 

Pikërisht ky muze do të japë simbolikën që Shqipëria në shumë platforma krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.Besimtarët mysliman marrin lajmin e shumëpritur, atë të ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për për leje ndërtimi apo projekte në letër, inxhinierët në këtë truall jo pak të debatuar kanë vendosur piketat ku edhe do të nisin punimet. Këto shirita janë pak a shumë që do të ketë Xhamia e Namazgjasë.

 

Burimet për Ora News thonë se nisja e punimeve pritet javën e ardhshme dhe do të merren të gjitha masa për mbarëvjajtjen e tyre. Punimet për këtë xhami që do të përmbushë nevojat e besimatrëve myslimanë do të zgjasin rreth 3 vite.Komuniteti Mysliman turk ka investuar 30 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti kulti dhe sipas projektit gjurma e Xhamisë së Madhe do të jetë 5200 m2, ndërsa sipërfaqja e godinës është 2.451 m2.


Lartësia e kupolës së xhamisë është gati 40 m dhemë të larta do të jenë minaret. Xhamia do të ketë 2 kate nëntokë parkim dhe qendra argëtimi për fëmijë. Ndërsa Muzeu do të ketë objekte e dëshmi historike për të gjitha besimet fetare.


Më të lexuarat