Secondary Adv

FSHZH shpall tenderin: 123.8 mln leke per projektin e zhvillimit turistik te Fierit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond 123.8 milionë lekë, për qytetin e Fierit.

 

“Qëllimi kryesor është ripërtëritja urbane e zonës së marrë në studim dhe qëndrueshmëria e zhvillimit mjedisor, ekonomik dhe kulturor” shkruhet në detajet e tenderit. Sipas detajeve teknike, në objektivat e tenderit përfshihet unifikimi i fasadave në katet përdhe, për t’i dhënë përparësi biznesit, rikthimi i elementëve historik dhe kulturor, pasurimi me gjelbërim, lirimi i zonave publike, apo shtimi i korsive së biçikletave. Objektet të cilët parashikohen të restaurohen janë 20 dhe shtrihen përgjat rrugës ” Andon Profka”.

“Rruga ‘Andon Profka’ është pjesë kryesore kompozicionale e zhvillimit radial të sistemit rrugor të unazës së qytetit të Fierit. Është vazhdimi i unazës se qytetit të Fierit” shpjegohet më tej. Ky investim, sipas detajeve të tenderit, ka për qëllim ta kthejë qytetin e Fierit në më atraktiv për qytetarët si dhe për turizmin. Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi do të qëndrojë i hapur në Agjencinë e Prokurimit Publik deri më 28 prill, ora 11:00./Burimi: Scan


Më të lexuarat