Secondary Adv

Urdheri i Ministrise se Shendetesise: Zgjerohet lista e bizneseve qe do jene te hapura

Teksa masat kundër përhapjes së CoVid-19 për njerëzit janë shtrënguar, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

 

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thuhet se duke filluar nga sot lista e bizneseve që do të lejohen janë gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë. Këto biznese qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe këto biznese duke filluar nga sot mund të hapin aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00./Burimi: Top Channel


Më të lexuarat