Secondary Adv

Luhatjet drastike te kursit te kembimit: Euro dhe Paundi bien ndjeshem gjate nates

Monedha europiane pas një rritjeje të fortë gjatë ditës së djeshme ka pësuar një rënie me mbi 4 pikë këtë të mërkurë duke u blerë me 125 lekë dhe shitur me 130.3 lekë.

 

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar një zbritje të fortë sot teksa ka humbur 4.5 pikë duke u blerë me 140 lekë dhe shitur me 146 lekë sipas tregut valutor vendas. Dollari amerikan ka rënë me 2.7 pikë këtë të mërkurë duke u blerë me 114 lekë dhe shitur me 119 lekë në raport më një ditë më parë. Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka pësuar zbritje të vlerës duke u blerë sot me 117.5 lekë dhe shitur me 120 lekë krahasuar me ditën e djeshme./Burimi: SCAN


Më të lexuarat