Secondary Adv

Pezullohen tenderat: Prokurimet vetem per mbulimin e nevojave anti COVID-19

Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar të gjitha procedurat tenderuese, që nuk lidhen me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri.

 

Përmes një njoftimi zyrtar ky institucion deklaron se autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme. “Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.”,- shtohet më tej në njoftim. Po ashtu, sipas Agjencisë së Prokurimit do të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

 

Pavarësisht situatës, që po kalon vendi si pasojë e masave të vendosura nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronaviruit të ri, deri më tani instituicionet shtetërore kanë vijuar normalisht procedurat tenderuese. Ndërkohë që, nuk ka munguar as hapja e garave për rehabilitime sheshesh, parqesh, blloqesh urbane apo rivitalizime rrugësh. Ndërkaq, së fundi janë hapur edhe tenderë në kuadër të programit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit, që mesa duket do të preken nga urdhri i Agjencisë së Prokurimit Publik, duke qenë se ai nuk ka asnjë përjashtim.Burimi: SCAN


Më të lexuarat