Secondary Adv

Fasonet ne pamundesi per te paguar punonjesit: Thirrje per pakete financiare

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur të paguajnë punonjësit.

 

Në një letër që Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania”, e cila përfaqëson dhe mbron interesat ekonomike të kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (Fason), I ka dërguar kryemnistrit Rama, paralajmërohet një situatë e vështrë financiare e sektorit dhe pamundësi për të paguar pagat. Edhe ndërmarrjet që po punojnë nuk po marrin pagesat nga kontraktorët. Ata thonë që deri tani nuk është marrë në konsideratë asnjë nga propozimet e tyre, nuk kanë asnjë komunikim dhe as përgjigje nga ministrat e ngarkuar nga kryeministri dhe nuk kanë parë asnjë lehtësi për të vijuar punën apo për të ndaluar për një periudhë të caktuar. 

 

Në letër thuhet se në kushtet e mungesës së punëtorëve, për shkaqe të njohura, po punojmë nën kapacitetet tona, me pothuajse gjysmën e produktivitetit, duke marrë kosto shtesë edhe për këtë dukuri që nuk varet nga kompanitë tona; Kemi paguar dhe paguajmë, sipas ligjit, të gjitha detyrimet fiskale për muajt janar shkurt. Por jemi në kushtet e bllokimit të plotë të veprimtarisë ekonomike, për shkak të mungesës së likuiditetit, për faj të administratës Suaj, sepse një numër i konsiderueshëm i kompanive toan nuk kanë marrë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duke shkelur ligjin fiskal, si edhe shumë herë të tjera. Por edhe duke mos dhënë asnjë shpjegim, as në rrugë zyrtare për vonesa që penalizojnë sipërmarrjen. 

 

Ndërkohë që, nuk ndodh e kundërta: vonesat tona në pagesa ligjore penalizohen brenda 23 orëve! Bizneset tona kanë edhe nga 4-5 vite që nuk iu rimbursohet TVSH-ja!? Duke qënë se partnerët europianë nuk e kanë ndërprerë ende punën në disa nga vendet furnitore, ne po vijojmë të punojmë për ta, pa përfituar asnjë nga lehtësitë që fitojnë kompanitë “mëmë” në vendet partnere. Në vende të tjera, puna është ndërprerë dhe ne ndodhemi në mungesë të lëndës së parë dhe të kontratave në vijim, duke rrezikuar mbylljen dhe falimentimin;

 

Shoqata paralajmëron se industria ndodhet në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave. Për të mosi iu dukur si paradoks, për pjesën e parë të ndërmarrjeve, ju sqarojmë se, edhe pse punojmë në kushtet të vështira, nuk kemi marrë dhe nuk shpresojmë të marrim asnjë pagesë nga kontraktorët, sepse pagesat janë shtyrë në kohë për shkak se tregu nuk siguron shitjen e produkteve tona për arsye të Pandemisë Globale.

 

Fasoni bën thirrje për paketë financiare

A) Siguroni nëpërmjet paketës mbështetëse financiare që po përgatitet për biznesin e mesëm dhe të madh mundësinë për pagimin e pagave të asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit tanë që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore;

B) Merrni në konsideratë kërkesën tonë për të blerë borxhin e partnerëve tanë ekonomike në Itali e gjetkë, pagesat e të vilë2ve ose janë vonuar ose nuk do të bëhen për këtë periudhë, duke na kredituar më shumë e tyre derisa në llogaritë tona bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht; 

 

C) Vlerësoni kërkesën për të shtyrë për një afat të caktuar pagesa të detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;

D) Urdhëroni autoritetet që të paguajnë menjëherë, pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH. Ligji iu autorizon të rikontrolloni bilancet tona edhe pas pesë vitesh, nëse vëreni abuzime me këtë taksë!

E) Kërkojmë shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre./Burimi: Monitor


Më të lexuarat