Secondary Adv

Masat per levizjen mund te lehtesohen: Qeveria po detajon nje plan lehtesimi gradual

Qeveria shqiptare po përgatitet që, nëse të dhënat deri në fund të javës do të jenë pozitive, të nisë të “lehtësojë me pikatore” lëvizjen e qytetarëve javën tjetër.

 

Kjo u pohua nga kryeministri në komunikimin publik, ku tha se po detajohet plani i lehtësimit gradual që do të hyjë në zbatim sapo të shihet fillimi i rënies së kurbës së të infektuarve në Shqipëri. Sipas kryeministri, deri në mesin e këtij muaji, pra për dy javë, do të mësohet edhe më shumë se sa është shtrirë virusi në Shqipëri. Sa i përket lëvizjes, kryeministri tha se po studiohet që lehtësimi të fillojë duke nisur nga java e ardhshme, por fillimisht duhet pritur se si do të jenë numrat e të prekurve deri ditën e diele. Megjithatë, kryeministri tha se akoma nuk dihet se kur do të jetë piku pasi askush nuk mund ta thotë.

 

Ai kërkoi që të vijohet të respektohet distancimi social dhe masat e higjenës ndërsa kërkoi që të mos nënvlerësohet emergjenca. “Deri tani me plot gojën mund të themi  se masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit dhe na ka dëmtuar më pak se vetë parashikimet tona optimiste. Faleminderit ju që keni bërë të mundur këtë arritje që është deri tani madhështore. Krahasojeni me katastrofën ku mund të gjendeshim nëse nuk do kishim marrë masa dhe ju nuk do kishit rezistuar kaq mirë. Po detajojmë një plan lehtësimi gradual masash që do hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënie së kurbës së të infektuarave.

 

Nuk e di dhe nuk na e thotë askush se kur do ndodhë kjo. Por deri në mes të prillit do të mësojmë e kuptojmë shumë se sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë lehtësimin e  lëvizjes duke filluar me pikatore nga java e ardhshme po që se numrat deri të dielën do na e lejojnë marrjen në konsideratë. Prisnim një kapërcim të numrave në javën që lamë pas po nuk ndodhi dhe na bën optimist por sot për sot s’do thotë asgjë prandaj vigjilencë dhe rezistencë pa u lodhur sepse fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik i padukshëm por nga rezistenca jonë” tha kryeministri./Burimi: SCAN


Më të lexuarat