Secondary Adv

Projekti per arsimin dixhital, nga shtatori 60 gjimnaze mesim me tableta

 

Gjashtëdhjetë gjimnaze në të gjithë vendin do të jenë të parët që në këtë vit të ri shkollor 2015-2015 do të zhvillojnë mësimin përmes tabletave, ndërsa brenda tre viteve projekti i dixhitalizimit do të jetë shtrirë në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar.


Projekti u prezantua këtë të martë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, e cila tha se nga shtator mbi 46 mijë nxënës dhe rreth 2 mijë mësues do të ndërveprojnë në 5 kurrikula lëndë dixhitale. "Mësuesi mbetet aktori kryesor, teknologjia nuk dot ë zëvendësojë mësuesin 100 %", tha ministrja. 60 shkollat e mesme që do të praktikojnë mësimin dixhital, janë të shtrira në të gjithë vendin, dhe janë përzgjedhur mbi bazën e kritereve, numrit të nxënësve, infrastrukturës dhe mësuesve dhe njohurive të tyre përballë teknologjisë. “Duam të masim impaktin në cilësinë e formimit”, tha Nikolla.


Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri i vendit, Edi Rama e vlerësoi si një moment mjaft të rëndësishëm në transformimin revolucionarizues të shkollës, edhe pse ky projekt, sipas tij u pa me cinizëm dhe skepticizëm kur u prezantua. “Është një moment i rëndësishëm për shkollën tonë, pasi bëhet fjalë për një fazë të re dhe transformim radikal në qasjen ndaj shkollës dhe në marrëdhënien nxënës-mësues-prindër dhe në raportin e tyre me dijen. Faza e parë e transformimit, të cilin kur ne e propozuam pati skepticizëm e cinizëm, por ja ku jemi sot para një fakti të kryer, ku puna ka filluar. 60 shkolla do të përfshihen në këtë program, 47 mijë nxënës, 2 mijë mësues do të jenë pjesa e parë e këtij projekti revolucionarizues”, tha Rama.


Rama ka shtuar se një sfidë më vete në këtë proces mbetet trajnimi i mësuesve, pasi sipas tij në të shkuarën kemi pasur eksperiencën e keqe të dështimit të nismave të tilla për shkak të mungesës së profesionalizmit. “Deri tani, investime në teknologji janë bërë, por nuk janë shoqëruar me trajnime dhe aftësinë e domosdoshme për përdorimin e këtyre mjeteve në funksion të dijes. Ky është një transformim radikal që do të sjellë shumë të mira dhe do të krijojë një lidhje të re dhe shumë transparente në atë që ndodh në marrëdhëniet mes një mësuesi dhe një nxënësi, mes shkollave, etj. Kjo teknologji na jep mundësinë që të kemi përballë një pasqyrë të kompleksitetit të lidhjeve, për të pasur një pamje të qartë të zotësisë së mësuesve për të përcjellë dije, të aftësive të nxënësve dhe të përfshirjes së prindërve në këtë proces”, theksoi Rama.


Por çfarë parashikon projekti i dixhitalizimit të shkollave?
Specialistja në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit Ornela Koleka tha se në 60 shkolla do të ketë laborator dixhital, ku nxënësit do të kenë tablet dhe mësuesit lap topin e tyre.


-“Nxënësit do të kenë të instaluar sistemin e përbashkët mësimor që synon që mësuesi të jetë interaktiv dhe njëherësh të monitorojë. Mësuesi është në gjendje që në çdo moment të bllokojë tabletat, ato kanë sistem të gjurmimit për të menaxhuar aksesin e mundshëm që mësuesit kanë”, tha Koleka.

-Po ashtu, projekti parashikon që në çdo klasë të ketë wriless për të pasur ndërveprim ndërmjet klasave por edhe shkollave të ndryshme. Çdo klasë do të ketë projektor, tha Koleka, ku mësuesit do të transmetojnë tek nxënësit efekte vizuale.

-Sistemi i regjistrit elektronik

-Prindërit do të shohin performancën e fëmijëve të tyre përmes “i regjistër”. Po ashtu mësuesit të do të ndjekin online në vijimësi ecurinë e nxënësve të tyre, mungesat e të gjenerojnë statistikat nga ky sistem.

-Klasat virtuale

-Po ashtu, do të mundësohet që tabletat të jenë edhe në përdorimin individual të nxënësve, në mënyrë që mësuesit të krijojnë klasa virtuale që ndërveprimi të vazhdojë edhe jashtë shkollës.


Më të lexuarat