Secondary Adv

Ecuria javore e kursit te kembimit: Si ka ndikuar pandemia tek valutat e huaja

Kjo javë ka shënuar një ecuri negative për monedhën europiane e cila sipas të dhënave të publikuara nga BSH ka humbur 5 pikë nga ditë e hënë deri të premten.

 

Kjo javë ka shënuar një ecuri negative për monedhën europiane e cila sipas të dhënave të publikuara nga BSH ka humbur 5 pikë nga ditë e hënë deri të premten duke e mbyllur këtë periudhë në kuotën e 126.54 lekëve. Paundi britanik pas një rritjeje të rëndësishme javës që shkoi filloi sërish të dobësohet gjatë kësaj jave duke regjistruar 2 pikë zbritje që nga fillimi i javës teksa ka kapur ditën e djeshme nivelin e 144.29 lekë. Ndërkaq Dollari amerikan gjithashtu sikurse edhe monedha britanike ka rënë me 2 pikë gjatë kësaj jave duke zbritur ditën e premte në vlerën e 116.94 lekë. Fraga zvicerane edhe pse vazhdon të jeta valuta më e fortë e kursit të këmbimit ka ndjekur të njëjtën linjë sikurse edhe monedhat e tjera duke humbur rreth 4 pikë që nga fillimi javes teksa është kuotuar dje me 119.67 lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat