Secondary Adv

Paketa e ndihmes: Nga neser shperndahen 9500 pagat e para per bizneset e mbyllura

Kryeministri Rama tha se janë shpërndarë 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që janë mbyllur nga qeveria gjatë kohës së koronavirusit.

 

"Dua të vë theksin tek fakti që sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot, dhe në fund të javës do të kalojnë të tjera, mbi 60 mijë paga lufte. Aplikimet bëhen në faqen online tek drejtoria e tatimeve, ku pas verifikimeve bëhen miratimet. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t'i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat