Secondary Adv

Vijojne luhatjet e forta te kursit te kembimit: Ndryshon kurba brenda nates

Kjo e martë ka shënuar një ndryshim të kurbës së kursit të këmbimit pasi të gjitha valutat e huaja regjistruan rritje brenda natës pas rënies së përgjithshme gjatë ditës së hënë.

 

Monedha europiane ka fituar pikë ditën e sotme duke u blerë me 124.4 lekë dhe duke u shitur me 126.8 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas tregut valutor lokal. Ndërkaq edhe Paundi britanik është rritur këtë të martë duke u blerë me 139 lekë dhe shitur me 143.6 lekë me një rritje prej 0.7 pikë në raport me dje. Dollalri amerikan gjithashtu ka shënuar rritje me 0.3 pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë me 114.8 lekë dhe duke u shitur sot me 117.3 lekë. Sipas kursit të kmëbimit vendas Franga zvicerane ka fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 116.6 lekë dhe është shitur me 119.6 lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat