Secondary Adv

17 raste te reja ne 24 ore me COVID-19 ne Shqiperi: Shkon ne 400 numri i te prekurve

Rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri janë rritur në 400 persona, 17 prej tyre raste të reja të konfirmuara sot.

 

Po ashtu kemi 23 të shëruar në 24 orë, duke e cuar në 154 numrin e të shëruarve. Përditësimi u bë i ditur sot nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Kujtojmë që deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 22 persona. Rastet më të shumta të të infektuarve janë regjistruar në Tiranë, Shkodër e Durrës. Sot kemi ne Tiranë 9 raste te reja, ne Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

 

NJOFTIMI I PLOTE

Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 12 raste

– Fier 32 raste 

 

– Kavajë 8 raste  

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 45 raste

– Lezhë 14 raste  

 

– Berat 2 rast 

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat