Secondary Adv

Ligji per energjine elektrike, nese jeni debitor ju konfiskohet pasuria

 

Një debi prej më shumë se 150 mijë lekë të reja do t’u kushtojë banesën apo cdo pasuri tjetër për konsumatorët familjarë, ndërsa për biznesin sanksionet ndërmerren nëse debia është mbi 200 mije lekë.


Kjo parashikohet në ligjin për sektorin energjetik dhe sot ka marrë OK e komisonit të ligjeve edhe pse PD e kundërshtoi duke e konsideruar antikushteues.
Mbetet dhe pak kohë sa të marrë miratimin e Parlamentit, që të sanksionohet përfundimisht me ligj, që në rast mos pagese të energjisë elektrike të vendoset sekuestro për pasurinë, përfshirë apo biznesin debitor.
Ligji për sektorin energjetik, që mori miratimin e Komisionit të Ligjeve synon që në rast të një debie prej 150 mijë lekë, OSHEE vendos barrë hipotekore deri në shlyerjen e borxhit.


Ky ndryshim në ligj u kundërshtua fort nga Partia Demokratike, duke u cilësuar ne shkeje të hapur të kushtetutes.
Eduard Halimi: Ai kërkon parlamentit, pra edhe ne si deputetë që të firmosim një projektligj që ai të jetë kryegjykatës dhe kryepërmbarues. Ky projektligj për ne është jo vetëm antikushtetues, por mbi të gjitha është një barbari juridike, ndaj dhe jam kundër miratimit në parim të këtij pr.ligji.
Por për demorkratët ky nuk është problemi i vetëm me këtë ligj.


Sipas Oerd Bylykbashi - “Ne do të gjendemi në një situatë individi, pronari do të gjendet në sitatën që për shkak të mospagesës së atij që ka përdorur energjinë elektrike, do t’i sekuestrohet pasuria e tij. Për çfarë? Për mosrespektim të kontratës nga qirmarrësi”.
Vendosja e barrës hipotekore për të gjithë ata debitorë familjrë në shumën mbi 150 mijë lekë, por dhe për klientët jo familjar mbi 2 milionë lekë, synon sipas Ministrisë së Energjitikës, vendosjen e një disiplinë në sektorin energjitik duke i dhenë fund kausit në këtë sistem.


Më të lexuarat