
Nga 22 prilli hyn ne fuqi patenta me pike, ja se si do te funksionoje
Patenta me pike-Nga data 22 prill, lejet e drejtimit të mjeteve do të funksionojnë në bazë të pikëve. Ndryshimet në kodin rrugor ashpërsojnë masat për drejtuesit e mjeteve, për 43 shkelje të rregullores.patenta me pike,
Në 22 prill hyn në fuqi patenta me pikë. Lejet e drejtimit aktuale do të jenë të vlefshme dhe sistemi i pikëve do të aplikohet në faqen online, ku edhe drejtuesit e mjeteve do të njihen me penalitetet. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën të ditur se, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor, në bazë të të cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.patenta me pike,
Ky sistem i ri, i miratuar dje nga Qeveria, përcakton se mbajtësi i patentës që ka humbur totalin e pikëve dhe mbajtësi i lejedrejtimit, i cili, pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera, brenda 12 muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim prej të paktën, pesë pikësh secila, duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve. “Drejtuesit e mjeteve mund të marrin informacion për sasinë e pikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet faqes së internetit, e-mailit, telefonit, ose me kërkesë me shkrim. Sistemi i ri i pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, më datë 22 prill 2015″, – bën të ditur Ministria e Transporteve. Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundërvajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
Si do aplikohet
Mbajtësit të lejedrejtimit i jepet një sasi prej njëzet pikësh. Kjo sasi pikësh, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, të parashikuar në nenet 220 dhe 221 të këtij Kodi, pëson shkurtime (zbritje), në bazë të njoftimeve për shkeljet e normave të sjelljes, për të cilat është parashikuar një sanksion administrativ plotësues i pezullimit të lejedrejtimit. “Në thelb” nuk do të ketë ndryshime fizike të dokumentit “lejedrejtimi” ose thjesht “patenta” në terminologjinë e përditshme, por do të ndryshojë tani e tutje “sjellja” e çdo drejtuesi mjeti në raport me shkeljet e tij për të cilat drejtuesit e mjeteve duhet të fillojnë të bëhen më të kujdesshëm, për të mos “i humbur” pikët në dispozicion. Kush qarkullon i dehur do t’i hiqen8 pikë nga patenta.
Në momentin që drejtuesi i mjetit kryen disa shkelje dhe i humbet të gjitha pikët, ai/ajo do të drejtohet në një autoshkollë për të kryer një kurs riaftësimi dhe një provim për të “rifituar” lejedrejtimin. E gjitha kjo për drejtuesit e mjeteve do të thotë tani e tutje kohë e humbur, para të shpenzuara më tepër, pra sistemi do të fillojë të jetë i kushtueshëm financiarisht për drejtuesit e mjeteve të pakujdesshme në rrugë.
Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është funksional regjistri elektronik i mjeteve dhe i drejtuesve të mjeteve. Për çdo shkelje të kryer nga drejtuesit e mjeteve, për të cilat Policia Rrugore vendos një masë administrative me gjobë, në bazë të tabelës së miratuar të pikëve me VKM do të bëhet “zbritja dhe shkurtimi i pikëve”. Drejtuesve në kohë reale do t’u krijohet mundësia për të ditur në çdo kohë gjendjen reale të pikëve nëpërmjet internetit.
Më të lexuarat








