Shqiperia nis hapjen graduale: Javes tjeter liste e re e bizneseve qe do te lejohen
Duke nisur nga java e ardhshme, do të zgjerohet fasha orare e shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17:30.
Deri më tani, këto shërbime lejohen deri në orën 13:00. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në një njoftim publik ku evidentoi se nëse kurba e infeksionit do të qendrojë në trendin aktual, do të zgjerohet edhe mundësia e lëvizjes me automjet privat e atyer që punojnë në hapëisrëb e lejuar të aktivitetit ekonomik. Pra, ata që punojnë në biznese që janë të lejuara që të hapen, do të mund të përdorin dhe automjetin e tyre privat. “Në kushtet kur kurba e infeksionit është më e ulët se pritshmëria jonë më optimiste, si rezultat i masave të forta që kemi marrë në kohën e duhur dhe rezistencës fantastike të popullit në unitet me shtetin;
Në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e padukshëm, ku një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht; Në kushtet kur duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët, duke u hapur me kujdesin më të madh e me disa hapa shumë të matur, duke vendosur njëkohësisht masa të rrepta penale për shkelësit, që të blindojmë rezultatet e arritura me sakrificë ditë pas dite dhe të mbajmë mbyllur çdo shteg rikthimi të armikut;
Do të zgjerojmë duke nisur nga e hëna fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17.30. Do të zgjerojmë brenda javës së ardhshme (nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual) mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik” njofton kryeministri. Po ashtu, javën e ardhshme, do të miratohen në parlament risitë e kodit penal / rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të epidemisë. Po ashtu, kryeministri njoftoi se do të përgatitet brenda javës tjetër rregullorja e standardeve bazë të sigurisë për njësitë ekonomike të shërbimit që do të hapen në javët e mëtejshme./Scan