Ndryshon vendimi i qeverise: Demshperblimi per termetin caktohet nga bashkite
Qeveria ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit.
Në Vendimin e mëparshëm parashikohej që individët dhe familjet, banesat e të cilëve kishin pësuan dëme të rënda mund të merrnin deri në 50% të vlerës së dëmit, por jo më shumë se 500 mijë lekë. Ndërkohë, 250 mijë lekë ishte tavani për dëmtimet mesatare dhe 100 mijë lekë për ato të lehta strukturore. Risi e Vendimit të ri është përcaktimi se masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimit, mënyra e përdorimit dhe monitorimi i grantit vendosen nga këshilli bashkiak i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ndërkohë, tavanet e grantit mbeten të njëjta. Konkretisht, pasi bashkitë të kenë bërë vlerësimin e dëmeve, do të përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit edhe individët ose familjet që kanë dëme si më poshtë:
Deri në 500 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojnë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse ose dëmtim i mureve ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-ekspertiza e thelluar; Deri në 250 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të lehta strukturore ose dëmtime të moderuara jostrukturore ose çarje në muret ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar.
Deri në 100 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve nuk kanë dëmtim strukturor ose kanë dëmtim të papërfillshëm deri në të lehtë jostrukturor, si çarje të lehta në mure ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar. Vendimi ka vlerë për dëmtimet që kanë ndodhur në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kamzë, Vorë, Shijak, Krujë, Kurbin, Mirditë dhe Lezhë.
PËRFITOJNË NGA GRANTET E RIKONSTRUKSIONIT EDHE INDIVIDËT OSE FAMILJET QË KANË DËME SI MË POSHTË
Deri në 500 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojnë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse ose dëmtim i mureve ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-ekspertiza e thelluar;
Deri në 250 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të lehta strukturore ose dëmtime të moderuara jostrukturore ose çarje në muret ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar. Deri në 100 000 lekë shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve nuk kanë dëmtim strukturor ose kanë dëmtim të papërfillshëm deri në të lehtë jostrukturor, si çarje të lehta në mure ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga akt-konstatimi ose akt-ekspertiza e thelluar./Burimi: Shqiptarja.com