Secondary Adv

21 raste te reja me COVID-19 ne Shqiperi: Shkon ne 467 numri i te prekurve

21 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit në 193 teste të kryera. 

 

Nga këta, 1 është personel mjekësor dhe dy fëmijëve, të cilët sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, janë pa simptoma klinike. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.  

 

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

- Tiranë           221 raste

- Durrës           42 raste

- Lushnje         6 raste

- Elbasan         15 raste

- Fier                32 raste

- Kavajë           8 raste 

 

- Rrogozhinë    4 raste

- Korçë             17 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër          70 raste

- Lezhë             14 raste

- Berat              2 rast 

 

- Has                13 raste

- Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

- Pukë              5 raste

- Mirditë           3 raste 

 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale. 

 

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Fico./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat