
Siguracioni i makinave: AMF miraton primin mesatar te rrezikut per tregun
Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) miratoi së fundmi primin mesatar të rrezikut për tregun e sigurimeve për vitin 2020.
Ky prim është një reflektim i situtës së përgjithshme të hasur në vend sa i takon aksidenteve si dhe finacimin e kontributit të shoqërive për Fondin e Kompensimit që menaxhohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimit. Për këtë vit primi mestar i rrezikut ka shënuar ulje në raport me vitin 2019 në shumicën e klasave sipas specifikimit që kanë automjetet. Kështu tarifa e primit të rrezikut për motoçikletë deri në 150 cm3 është 2700 lekë ndërsa në vitin 2019 kjo ishte 3000 lekë. për motocikletat mbi fuqi motorrike 150 cm3 primi është 4800 lekë ndërsa një vit më parë 5000 lekë.
Për autoveturat me kubikazh deri 1600 cm3 tarifa e primit të rrezikut llogaritet deri në 6700 lekë ndërsa një vit më parë kjo ishte 7000 lekë kurse për automjetet me fuqi motorrike mbi 1600cm3 primi i rrezikut mbetet i njëjtë si në vitin 2019 me 10 mije lekë. Për furogonë apo mikrobuzë me numër vendesh nga 5-8 primi i rrezikut për tregun është 13 mijë ketë vit ndërsa një vit më parë 13 500 lekë. Kurse për mikrobuzët apo furgonat mbi 8 deri 15 vende primi është 19 mijë lekë për këtë vit ashtu si një vit më parë.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që primi mestar tregon situatën e tregut por në vendime të veçanta AMF miraton edhe primin e rrezikut për secilën kompani në funksion të llogaritjes së provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motrrik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Ky prim varion nga kompania në kompani në varësi të disa faktorëve duke nisur së pari nga pjesa e tregut. Primi mestar i tregut është orientues dhe miratohet çdo vit për kompanitë duke lënë të kuptohet se një siguracion nuk mund të shitet poshtë këtyre limiteve.
Mbi këtë prim kompanitë e sigurimit shtojnë edhe shpenzime të tjera të tyret qoftë ato për paga, për qira, energji internet e me radhë që bëjnë të mundur funksionimin e aktivitetit. Pasi shtohen këto elementë del edhe primi me të cilin një siguracion shitet tek konsumatori fundor. Eksperienca viteve të fundit ka treguar se në lidhje me konsumatorin, primi mesatar i riskut nuk paraqet domosdoshmërisht rritje ose ulje të primit final. Ai është vetëm orientues për kompanitë e sigurimit lidhur me pjesën që duhet të llogarisin si provigjon për të paguar dëmet. Në vitin 2018 në raport me vitin 2017 pari një ulje të primit mesatar të riskut por që kompanitë nuk reflektuan asnjë ulje të primit tek konsumatorët.
E njëjta situatë ndodhi në vitin 2018 kur primi u rritur në raport me vitin 2018 por nuk pati ndryshime të primit për konsumatorin fundor. E vetmja që kanë në dorë qytetarët është të verifikojnë primet në faqet e kompanive dhe të zgjedhin atë që iu duket më i arsyeshëm. Sipas kushteve ligjore nga 1 prilli i këtij viti duhet të kishte filluar zbatimi i bonus-malus por duke qenë se kompanive ju ishte lënë kjo me dëshirë ka pasur stepje për të kaluar në formulën e re duke funksionuar me primet ekzistuese, teksa situata me koronavirusin e ka bërë të pamundur edhe ecurinë normale të aktivitetit të kompanive të sigurimit./Burimi:Monitor.al
Më të lexuarat








