Secondary Adv

COVID-19 boshatis arken e shtetit: Bien te ardhurat nga pagat, TVSH dhe tatimfitimi

Ecuria pozitive e të ardhurave në buxhet në dy muajt e parë të vitit ka marrë një kthesë të fortë në muajin Mars, si pasojë e ndikimit që ka dhënë pandemia COVID-19. 

 

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në total janë mbledhur afro 104 miliardë lekë nga 108 që u mblodhën në Mars 2019. Ndërkohë rënie të theksuar kanë pësuar të ardhurat tatimore të cilat u regjistruan në 97 miliardë lekë, apo 4.5  miliardë lekë më pak. Nga tatimet dhe doganat në Mars 2020 u grumbulluan 69.2 miliardë lekë nga rreth 72.8 që u mblodhën në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Tatimi mbi Fitimin, ai mbi të punësuarit dhe konsumi, të cilët janë treguesit kryesor të ekonomisë, kanë dhënë goditjen kryesore. Konkretisht, të ardhurat nga TVSH-ja janë regjistruar në 31.8 miliardë lekë, me një rënie për 500 milionë lekësh në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. 

 

Nga tatami mbi fitimin janë mbledhur 9 miliardë lekë, apo 2.6 miliardë lekë më pak se Marsi 2019. Ndërsa nga tatimi mbi të ardhurat personale janë mbledhur rreth 8.3 miliardë lekë, nga 9.4 që u mblodhën në Mars 2019.  Pozitivisht kanë ndikuar akciza dhe taksat nacionale, të cilat kanë pasur një rritje të lehtë. Rënie të theksuar kanë pasur edhe të ardhurat nga pushteti vendor, të cilat janë regjistruar në 4 miliardë nga 4.9 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shpenzimet kapitale janë rriture ndjeshëm, duke kapur ritmin e humbur në dy muajt e pare të vitit, ku janë regjistruar në 10.7 miliardë lekë, duke lenë pas edhe Marsin 2019.

 

Të ardhurat tatimore

Mars 2019  101.5 miliardë lekë

Mars 2020  97 miliardë lekë

Të ardhurat në buxhet, Mars 2019 

 

TVSH  31.8 miliardë lekë

Tatimi mbi fitimin 9 miliardë lekë

TAP  8.3 miliardë lekë/Burimi: Scan


Më të lexuarat