Secondary Adv

Durresi i goditur nga termeti dhe Covid-19: Biznesi i paraqet 6 kerkesa bashkise

Anulimi taksave dhe tarifave vendore për bizneset e mbyllura duke zbritur pagesën e 3-mujorit të dytë, përveç taksës së pastrimit, janë kërkesat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës. 

 

Ulje me 20% të taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020, për të gjitha bizneset pa përjashtim”. Këto janë dy kërkesat e para të shoqatës së biznesit për qarkun e Durrësit që i kanë kërkuar bashkive Durrës, Krujë dhe Shijak të marrin disa masa favorizuese.

 

Letra e plotë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës duke parë dhe konstatuar situatën e rëndë të bizneseve dhe gjëndjen e rënduar ekonomike në të cilën ndodhet Qarku i Durrësit, që mbas datës 26 Nëntor 2019 si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe më pas nga situata e jashtëzakonshme e shkaktuar nga virusi COVID-19, si dhe duke arsyetuar që një pjesë e mirë e bizneseve janë të mbyllura dhe nuk e kanë marrë shërbimin nga ana e Institucionit Tuaj: ka përgatitur këto kërkesa drejtuar Këshillave Bashkiake Durrës, Shijak e Krujë për shtyrjen e afatit, lehtësimin dhe uljen e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e Qarkut Durrës.

 

Kërkesat si më poshtë vijojnë:

 Anullimi taksave dhe tarifave vendore për të gjitha bizneset e mbyllura sipas urdhrit nr. 193 datë 20.03.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërise, duke zbritur pagesën e 3-mujorit të dytë, përveç taksës së pastrimit.

 Ulje me 20% të taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020, për të gjitha bizneset pa përjashtim.

 Shtyrja e afatit të pagesave të taksave dhe tarifave vendore 6-mujorin e dytë për të gjitha bizneset, duke bërë likujdimin me këste të tyre. 

 

 Përjashtimi i bizneseve të turizmit (hotele, restorante, plazhe etj) dhe transportit të udhëtarëve nga pagesat e taksave dhe tarifave vendore për vitin kalendarik 2020.

 Për bizneset që tashmë i kanë paguar të plota taksat dhe tarifat vendore për vitin 2020 deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve të propozuara, mbetja të mund të indeksohet për vitin 2021.

 Dezinfektimin e mjediseve të bizneseve, në kuadër të administrimit të fondeve të mbledhura nga taksa e pastrimit./Burimi: Shqip


Më të lexuarat