Secondary Adv

Bizneset e miratuara per hapje: Ja si do procedohet per te marre vertetimin online

Kryeministri Rama ka njoftuar se është gati vërtetimi online për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga Ministria e Shëndetësisë duke nisur nga kjo javë 20-26 prill.

 

Sipas njoftimit ky vërtetim merret vetëm një herë dhe duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë protokolli. “Bizneset e hapura të zbatojnë përpikërish protokollin e sigurisë që është i publikuar në www.e-albania.al sipas kategorisë përkatëse dhe nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja”, shkruhet në njoftim.

 

Procedura si më poshtë: 

Klikoni butonin Regjistro një biznes.

Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

-Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.  

 

-Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

-Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura./Burimi: SCAN


Më të lexuarat