Qeveria pezullon KURUM per mungese dokumentacioni, gjobe 1 mln leke
Ministria e Mjedisit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë “KURUM” në qarkun e Elbasanit për shkelje dhe mungesë dokumentacioni. Pas një monitorimi disa mujor të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Pyjeve është vendosur pezullimin e aktivitetin e "Shoqërisë Kurum international Sh.A".
Vendimi vjen pas një monitorimi disamujor të kësaj kompanie nga ana e inspektoratit mjedisor që ka hasur në shkeljet e mësipërme. Nisur nga shkeljet që janë vënë re gjatë inspektimit është vendosur gjithashtu një gjobë në masën e 1 milionë lekë të reja. Ministria e Mjedisit i ka lënë kompanisë afat deri në 20 maj 2015.
Sipas kryeinspektorit Ergys Agasi: “Masa e pezullimit ndaj kompanisë do të ndërpritet vetëm pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore nga ana e kompanisë si dhe pas vlerësimit që do të bëhet nga Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në përputhje me procedurat dhe me afatet ligjore”.
Kurum duhet të dorëzojë në Ministrinë e Mjedisit këto dokumente:
1. Planin e përputhshmërisë sipas përcaktimeve në Shtojcën 10 të ligjit 10.448 datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar.
2. Planin e Menaxhimit të Mbetjeve ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve sasitë dhe cikli I trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar, në të cilin duhet të përfshihen edhe masat, afatet si dhe investimet që duhet të kryhen nga ana e shoërisë për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti.
3. Planin e detajuar të monitorimit si pjesë e lejes mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor.