Zvarritja me tenderin e mbikqyrjes: ARRSH shpall fituesin per Unazen e Madhe
Polemikat për mbikqyrjen e punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe kanë qenë po aq të shumta sa vetë problematikat që shoqëruan këtë procedurë për zbatimin e projektit.
Në buletinin e kësaj të marte Agjencia e Prokurimit Publik (APP) njoftoi vendimin e Autoritetit Rrugor (ARRSH) që shpall fitues kompaninë Gjeokonsult. Historia në fakt është shumë më e komplikuar se kaq për një procedurë të nisur vitin e shkuar me objekt “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja Loti 2” dhe që ka përfuduar në KPP të paktën dy herë. Gjithçka nisi në korrik të vitit 2019 ku ARRSH hapi procedurën për supervizionin ku nga katër kompani shpalli fituese kompaninë Gjeoconsult.
Pas disa kundërshtimeve operatori Instituti Konsulences ne Ndertim IKN, paraqiti në 23 gusht në KPP ankesën e tij lidhur me këtë vendim. Komisioni i Prokurimit Publik vendosi në tetor që ARRSH të bënte rivlerësim të procedurës. Fill pas këtij vendimi Autoriteti Konktraktor vendosi që të shpallte fitues kompaninë IKN çka ka bërë që këtë herë në KPP të shkojë Gjeokonsult së cilës i është hequr e drejta e të qenit fitues i kontratës.
Vendimi i KPP
Në kërkesën pranë KPP Gjeokonsult argumentoi ndër të tjera se oferta që shpallur fituese nga ana e ARRSH për mbikqyrjen ishte nën nivelet minimale që parashikohen nga ligji. Teksa fondi limit i procedurës ishte 10.7 milionë lekë kompania fituese ka ofruar gati 50 për qind e kësaj vlere çka sipas ankimuesit dhe KPP është një vlerë që nuk pranohet nga kuadri ligjor në fuqi.
Lidhur më këtë situate KPP në vendimin e datës 4 mars 2020 ka vendosur “të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Gjeokonsult” & Co” sh.p.k për procedurën e prokurimit “Shërbim Konsulence”, me Nr.REF-23485-05- 23-2019, me objekt “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”, me fond limit 10.700.000 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 12.07.2019, nga autoriteti kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar. “Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “Geosat Group” & “IKN” sh.p.k, duke e s’kualifikuar atë.
Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera” thuhet në vendim. Aktualisht lidhur me Projektin e Unazës së Madhe u njoftua pak javë më parë një plan i detajuar trafiku për mënyrën sesi do të kryhej lëvizja gjatë kohës së punimeve por që këtë situatë tashmë e ka zbehur shpallja e gjendes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit./Burimi: Monitor