Secondary Adv

Javen tjeter ulen masat: Rritet orari i daljes per pazar, lehtesohen levizjet

Pas rifillimit të aktivitetit ekonomik në mënyrë graduale po vijon edhe lehtësimi i masave të daljes nga shtëpia dhe lëvizjes ndërqytetase. 

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme se nisur nga situata goxha pozitive që gjendet Shqipëria në luftën me koronavirusin, bazuar te shifrat, ka vendosur që të lehtësojnë sërish masat shtrënguese. Kështu nga java e ardhshme në datë 27 prill, kreu i qeverisë tha se do të rritet orari i daljes në pazar, që tashmë është 90 minuta me autorizim te e-Albania. "Situata sot është goxha pozitive, por duhet të mbajmë mend ca gjëra të thjeshta. Javën e ardhshme ne do të rrisim orarin e daljes së në pazar". Gjithashtu nga e hëna që vjen, qeveria do të lejojë për herë të parë pas 15 marsit, rifillimin e lëvizjes ndërqytetase, por me taksi. 

 

"Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi për të lehtësuar sapo pak njerëz se kanë mbetur andej apo këtej nga njëri qytet në tjetrin" tha Rama. Ndërkohë që në fillimit të majit, në datë 4, do të lehtësohen më shumë masat për lëvizjen në këmbë dhe me makinë brena qytetit, tha Rama. "Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë shumë lëvizjet brenda qyteteve me këmbë apo me makinë. Pa e kufizuar vetëm te makinat që duan të shkojnë në punë'.

 

Ai kërkoi që të mos harrojmë atë që mund të na kishte ndodhur nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk vijojmë që të bëjmë detyrën deri në fund. "Kemi të gjithë dijeni për lidhjen me Italinë, sa njerëz erdhën, po ta marrim modelin statistikor italian dhe ta adoptojmë këtu do të kishim afro 15 mijë të prekur dhe të kishim trajtuar 855 vetë në terapi dhe do të na kishte sjellë 1995 të vdekur" tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat