Ne maj gati plani per turizmin: Javen e ardhshme merret vendimi per shkollat
Nëpërmjet një komunikimi, kryeministri Rama ka lajëmruar se qeveria po planifikon një sërë masash për sektorin e turizmit, i cili është ende në pritje në prag të fillimit të sezonit.
Shefi i qeverisë u shpreh se çdo gjë kërkon kohën e vet dhe se në çdo rast rritje rastesh do të ketë masa emergjence: “Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit. Cdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas cdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh.
Gjithashtu për shkollat, kryeministri tha se një vendim do të merret në javën e ardhshme: Deri në fillim jave tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Dmth të gjithë ende nuk kanë një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh./Burimi: SCAN