Secondary Adv

Ngrihet Task Forca per COVID-19: Prezantohet plani i rihapjes, kalon ne 4 faza

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpalosur planin e rihapjes me anë të lehtësimit të masave duke thënë se hapja do të kalojë në 4 faza.

 

Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji dhe çdo fazë tjetër i lehtësimit të masave do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varret nga qytetarët e infektuar në një ditë, pacientët e shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar. Ajo thotë se bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore. ”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet. 

 

Mësohet se sot është ngritur task-forca ndërinstitucionale. Task Forca, struktura e re që do të ngrihet për COVID-19, do të jetë përgjegjëse për kontrollin dhe monitorimin e respektimit të masave nga bizneset. lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një deklaratë për media. “Çdo biznes i hapur dhe që do të hapet në vijim do të ketë detyrim ligjor zbatimin e protokolleve për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve, ndryshe, do të penalizohet nga struktura e re e Task-Forcës ndërinstitucionale që po ngrihet për garantimin e zbatimit të rregullave të reja. 

 

Vendimmarrja për hapjen graduale do të bazohet në planin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Bizneset kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të zbatuar me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve, sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar ne nivelet e rrezikut të bizneseve. Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitorues nga Ministria e Shëndetësisë. 

 

Bizneset do të penalizohen nëse nuk do ti kenë këto dokumente bazë dhe nëse nuk zbatojnë protokollet përkatëse”, tha Manastirliu. Ajo ka sqaruar se me hapjen graduale, bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht. Ajo bëri me dije se nga java tjetër do të shtohet koha për të bërë pazar nga 90 minuta në 2 orë e 30 min. 

 

Ka disa kritere:

1- Epidemiologjik

2- Kapacitete spitalore

3- Burimet e kontrollit

 

Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave. 

Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.

Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.

 

Sipas saj, të gjitha masat lehtësuese do të kalojnë përmes një vlerësimi dy javor të pandemisë dhe nëse rastet me këtë virus rriten, ka edhe rikthim pas, pra tek masat më të rrepta. “Transporti taksi me një pasagjer nga qyteti në qytet do jetë një tjetër shërbim që planifikohet të lehtësohet. Masat lehtësuese do vlerësohen cdo 2 javë, plani parashikon edhe rihapjen e disa bizneseve të tjera me pak risk. Nëse në 2 javë nuk kemi nevojë të ngremë frenat në fillim të muajit maj mund të zgjerojmë lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve brenda qyteteve”,- tha ajo./Burimi: Balkanweb 


Më të lexuarat