Zbutja e masave ne varesi te hartes se COVID: Javen tjeter publikohen lehtesimet
Kryeministri deklaroi se javën tjetër qeveria do hartojë një plan masash, bazuar tek harta e shtrirjes së virusit, ku në zonat me rrisk të ulët, do ketë më shumë lehtësime.
Në një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ kreu i qeverisë tha se kjo do të vlejë për ata banorë që jetojnë në fshat, apo dhe në bashki apo zona të qyteteve që nuk janë brenda hartës së kuqe. “Kjo qasje do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen e këmbë apo automjete, pa detyruar një zonë me rrisk të ulët, që të qëndrojë mbyllur si një zonë me rrisk të lartë. Brenda bashkive mund të heqim disa lehtësime. "Do të përdorim një taktikë, do të hapemi me kujdes, por jo kudo njëlloj.
Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit apo Europës, jemi në grupin e vendeve më të suksesshme, në dy parametrat kryesorë, te numri i të vdekurve në një milion banorë dhe numri i pacientëve në terapi në raport me të infektuarit. Masat kanë dhënë efekt, por falë qytetarëve, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve. Po të shohim hartën, vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se po të hapemi kudo njëlloj rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut dhe rrezikojmë kthimin e të gjithëve mbrapa. Ne do të hapemi kudo, por jo njëlloj.
Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, ndërsa në Krujë për momentin asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës që kanë itensitet popullate, një lehtësim të moderuar. Këto mund të variojnë në bazë të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve. Kjo qasje taktike do të lehtësojnë dhe mësojë që të mos kthehemi të gjithë pas se u rrit efekti i valës goditëse. Kjo do të lehtësojë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë brenda për brenda zonës pa i detyruar që të rrinë mbyllur si një zonë me risk të lartë.
Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen duke hequr dhimbjen e kokës për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda se vetëm një anëtar mund të dalë në pazar. Edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë. Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave" tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com