Pogradeci është një nga zonat turistike më të bukura dhe më të frekuentuara nga pushuesit, kryesisht gjatë verës. Kjo e shtunë e ka dërguar Ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto sërish në aksit rrugor Lin-Pogradec. I pranishëm gjatë punimeve të këtij aksi, i cili prej gati pese vitesh është në fazë rikonstruksioni të plotë, Ministri Haxhinasto ka bërë të ditur se në ditët e fundit të punimeve, ritmi është rritur.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar paraditen e sotme punimet në aksin Lin-Pogradec. Haxhinasto u shpreh se “të gjitha punimet në këtë aks rrugor do të përfundojnë brenda afatit” dhe shtoi se “rruga Lin-Pogradec do të jetë gati për sezonin turistik”. Gjatë kësaj vizite, ministri është ndaluar edhe tek linja hekurudhore që lidh Tiranën me juglindjen. Rikonstruksioni i kësaj rruge, pritët të përfundojë më 15 qershor të këtij viti, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën sezonit turistik.
“Po bëhet çmontimi i hekurudhave dhe po punohet për “ringjalljen” e tyre. Riparimi i tyre është i domosdoshëm”, u shpreh ministri i Transporteve. Rruga nisi ndërtimin disa vite më parë dhe duhet të përfundojë sipas kontratës më 29 shtator. Qeveria vitin e kaluar e kaloi në rrugët prioritare dhe shleu çdo detyrim të prapambetur. Afrimi i afatit të përfundimit dhe i sezonit turistik për të cilin u premtua nga ministri Haxhinasto se rruga do të ishte efektive në qershor, të bën të mendosh se në rrugë duhej të punohej me vrull.