Secondary Adv

Legalizohen 351 parcela ndertimore: Kryesojne Elbasani dhe Tirana

Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e së drejtës së pronësisë për 351 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin e pronarëve që preken prej tyre.

 

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon: 

a) Për Qarkun Tiranë (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë) numri i parcelave ndërtimore është 98 (nëntëdhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 24 712 (njëzet e katër mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) m². b) Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan) numri i parcelave ndërtimore është 121 (njëqind e njëzet e një), me sipërfaqe të përgjithshme 34 120 (tridhjetë e katër mijë e njëqind e njëzet) m².

 

c) Për Qarkun Durrës (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe Krujë) numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 1 074 (një mijë e shtatëdhjetë e katër) m². ç) Për Qarkun Vlorë (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 43 (dyzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 15 112 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë) m². d) Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë) numri i parcelave ndërtimore është 11,  me sipërfaqe të përgjithshme 789 (shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) m².

 

dh) Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës) numri i parcelave ndërtimore është 4 (katër), me sipërfaqe të përgjithshme 1 234 (një mijë e dyqind e tridhjetë e katër) m². e) Për Qarkun Korçë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë) numri i parcelave ndërtimore është 7 (shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 909 (një mijë e nëntëqind e nëntë) m². ë) Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë) numri i parcelave ndërtimore është 46 (dyzet e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 9 870 (nëntë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) m². 

 

f) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër) numri i parcelave ndërtimore është 6 (gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 068 (një mijë gjashtëdhjetë e tetë) m². g) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Zonat e Stimuluara) numri i parcelave ndërtimore është 8 (tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 648 (dy mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) m². gj) Për Qarkun Fier (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier dhe Lushnjë) numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 541 m². h) Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat) numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 64 (gjashtëdhjetë e katër) m². 

 

Masa e kompensimit është 7 295,6 (shtatë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë presje gjashtë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 84 541 888,93 (tetëdhjetë e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë presje nëntëdhjetë e tre) lekë. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tirana Rurale 1, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Lushnjë, Kukës, Korçë, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Zonat e Stimuluara, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme./Burimi: Scan


Më të lexuarat