Secondary Adv

Kriza per shkak te Covid- Ahmetaj: Pagesat e kredive mund te shtyhen serish

Riskedulimi i pagesave të kredive mund të shtyhet edhe me 3 muaj të tjerë.   

 

Javën që vjen do të ketë një takim të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama për të vendosur për shtyrjen e pagesave. “Shtyrja do të jetë edhe për të paktën 3 muaj. Pra do t’u jepet kohë qytetarëve që të punojnë dhe pastaj të kenë mundësi të paguajnë kreditë”, sqaroi  pas pyetjes të qytetarit të interesuar te “Opinion” ministri Ahmetaj. 

 

Në mbështetje të urdhrit të përbashkët të datës 7 mars të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kryeministrit Edi Rama afati i pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19 u shty për periudhën 13 mars deri më 31 maj. Banka e Shqipërisë lëshoi një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet ky proces. Duhet theksuar se ristrukturimi i kredive për këtë periudhë përfshin mospagesë të principalit dhe interesit, por jo falje të kredive. Për të realizuar ristrukturimin e kredisë duhet të ketë një dakortësi mes bankës dhe subjektit që bën kërkesën./Burimi: Monitor


Më të lexuarat