Secondary Adv

Pasojat ekonomike te Pandemise: Deficiti buxhetor pritet te rritet per 5 vitet ne vijim

Treguesit fiskal kanë hyrë në një normalitet të ri ku së paku për 5 vitet në vijim nuk do të jetë asgjë njësoj në situatën ekonomike të vendit. 

 

Pasojat ekonomike të Pandemisë Covid do të reflektohen në treguesit fiskalë, sidomos në borxhin publik për shkak të rritjes së deficitit buxhetor se paku për 5 vitet në vijim. FMN përllogarit se deficitit buxhetor i vendit tonë do të arrijë në 88 miliardë lekë këtë vit, ose 5,4 % e pBB-së, gati tre herë më i lartë se i vitit në vijim, kryesisht për shkak të dobësive në të ardhurat fiskale, të cilat pritet të pësojnë një ulje së paku me 16 për qind me planin e vitit ose mbi 70 miliardë lekë. Siç shihet nga të dhënat në grafikun bashkëngjitur deficiti buxhetor do të vijojë të jetë i lartë edhe në vitin 2021 me rreth -55.6 miliardë lekë, nga -36 miliardë lekë që ishte parashikuar para pandemisë. 

 

Në vitin 2022 deficiti buxhetor pritet të arrijë në -49.8 miliardë lekë nga -36 miliardë lekë të programuara para pandemisë. FMN ka përllogaritur se sipas skenarit bazë borxhi bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 75.6 për qind në vitin 2020 në rreth 59.1 për qind e PBB-së në 2025. Me herët në fillim  të muajit Qeveria shqiptare ka rritur deficitin buxhetor në rreth 68 miliardë lekë nga rreth 39 miliardë lekë që ishte më parë. Gjithashtu nëpërmjet një akti normativ që ndryshoi buxhetin e vitit 2020, qeveria vendosi të rrisë kufirin e borxhit me 116 mln euro. 

 

Por të gjithë skenarët për ecurinë e treguesve ekonomikë dhe fiskale mund të ndryshojnë në varësi të masave bllokuese për parandalimin e pandemisë. Nëse kriza dhe masat vijojnë edhe në gjashtëmujorin e dytë përkeqësimi ekonomik do të vjojë në gjithë globin, por edhe në Shqipëri. Pavarësisht se, pritshmëritë tregojnë se ekonomia do të kthehet rritjes në vitet në vijim pasojat e krizës së Pandemisë Covid do të vijojnë së përgjatë gjithë dekadës./Burimi: Monitor


Më të lexuarat