Secondary Adv

10 raste te reja me Covid ne 24 oret e fundit: Shkon ne 736 numri i te prekurve

Sot MSH deklaron se janë 10 raste të reja me COVID 19 në vend gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 736 numrin total. 

 

:Nga rastet e reja, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se janë 9 janë në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve.

 

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. 

 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia- Të prekur – Të shëruar

Tiranë – 302- 187

Shkodër – 105 – 61

Krujë – 92 – 8

Durrës – 42 – 37  

 

Fier – 37 – 27

Kurbin – 31

Korçë – 19 – 18

Elbasan – 18 – 15

Kukës – 18 – 10 

 

Lezhë – 14 – 14

Has – 14 – 12

Kavajë – 9 – 8

Lushnje 7 4

Vlorë 5 4

Pukë 5 4 

 

Mirditë 5 3

Rrogozhinë 4 4

Tropojë 4 4

Berat 3 2

Mallakastër 1

Mat 1

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

 

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Burimi:Balkanweb


Më të lexuarat