Secondary Adv

Tatimet njoftojne bizneset: Neser afati i fundit i ankesave per Paketen Financiare 1

Nëse është afati I fundit për t’u ankuar për të gjithë bizneset që u është refuzuar ndihma prej 26 mijë lekësh nga paketa financiare 1. 

 

Pjesa më e madhe e tyre janë refuzuar për shkak se nuk e kishin të saktësuar kodin e aktivitetit ekonomik. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre është deri në orën 12.00 të datës 29.04.2020.

 

Tatimet tërheqin vëmendjen se është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit. Tatimet sigurojnë se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohen dhe trajtohet me korrektesë maksimale nga çdo Drejtori Rajonale Tatimore.

 

Ankesa e tyre mund te dergohet përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale si me poshtë: 

Nr Drejtoria Rajonale E-mail

 1 Tatimpaguesit e Mëdhenj dsht_Njtm@tatime.gov.al

 2 Tirana dsht_Tirana@tatime.gov.al

 3 Durrësi dsht_Durres@tatime.gov.al

 4 Vlora ssht_Vlore@tatime.gov.al 

 

 5 Berati ssht_Berat@tatime.gov.al  

 6 Fieri dsht_Fier@tatime.gov.al

7 Elbasani dsht_Elbasan@tatime.gov.al

8 Korça dsht_Korce@tatime.gov.al

9 Lezha ssht_Lezhe@tatime.gov.al 

 

10 Shkodra dsht_Shkoder@tatime.gov.al  

11 Dibra ssht_Diber@tatime.gov.al

12 Gjirokastra ssht_Gjirokaster@tatime.gov.al

13 Kukësi ssht_Kukes@tatime.gov.al 

14 Saranda ssht_Sarande@tatime.gov.al/Burimi: Monitor


Më të lexuarat