
Te premten pritet shtim i zonave te gjelberta- Rama: Ja kur ndodh zgjerimi i madh
Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e djeshme në një komunikim me qytetarët se janë në diskutime me Komitetin e Ekspertëve dhe të premten do të ketë një vendim.
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund debatit të nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja për uljen e pagave të administratës me 10% dhe 15% të pensioneve suplementare deri në fund të vitit si masë për përballimin e situatës ekonomike që është shkaktuar nga koronavirusi. Kreu i qeverisë tha se vendimi zyrtar i qeverisë është se nuk do të ketë asnjë ulje. "Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave.
Përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t'u rritur dhe asnjëherë për t'u ulur për asnjë arsye në botë" tha Rama. Më pas biseda me qytetarët online u fokusua te masat. Ditën e premte do të zgjerohet harta e zonave të gjelbra. Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e sotme në një komunikim me qytetarët se janë në diskutime me Komitetin e Ekspertëve dhe të premten do të ketë një vendim. "Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret.
Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes" tha ai. Hapja e madhe, tha më tej, kryeministri pritet që të bëhet në datë 11 maj, por më parë do të analizohen shifrat e të prekurve dhe situata. Në këtë datë do të vendoset për lëvizjen brenda qyteteve të vendit, kufijtë me fqinjët, por edhe hapjen e berberëve, parukereve dhe dentistëve. Më pas do të vendoset për qendrat tregtare dhe në fund do të jenë lokalet dhe restorantet.
Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantimit në hotel. Në 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t'u studiuar dhe për t'u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen" tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat








