Secondary Adv

Zgjerohet me 18 bashki harta e zonave te gjelbra: Ja rregullat e reja per keto qytete

Qeveria ka vendosur të zgjerojë hartën e zonave të gjelbra me 18 bashki të tjera duke filluar nga dita e hënë, pra në datë 4 maj hyjnë në fuqi masat e reja për këto njësi. 

 

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për vijimin e situatës epidemike në vend. "Nga vlerësimi i vazhdueshëm i të dhënave epidemiologjike, konstatohen ende vatra aktive infeksioni, në disa zona të vendit, ku po punohet intensivisht nëpërmjet testimit dhe gjurmimit agresiv të kontakteve. 

 

Strategjia e ri-hapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese”, tha Manastirliu. Duke theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut, Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara për këto zona. Sipas këtyre rregullave pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. 

 

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania. Ministrja Manastirliu njoftoi se nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesën e tyre, por me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. 

 

Ndërkohë që të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara për 14 ditë. Ndërkohë që prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Manastirliu deklaroi se duke vlerësuar situatën dhe të dhënat sipas draft-planit, nga 18 maji e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura. Kufizimet për sportin dhe aktivitetet kulturore do të vijojnë. 

 

Zona e gjelbër që u shpall javën e parë

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Bashkia Divjakë

 

Bashkitë që u shtuan sot në zonën e gjelbër

Tropojë

Rrogozhinë

Peqin

Belsh

Cërrik

Gramsh

Ura Vajgurore 

 

Kuçovë

Berat

Poliçan

Skrapar

Devoll

Pustec

Maliq 

 

Mallakastër

Kolonjë

Vlorë

Selenicë  

 

Rregullat e qeverisë në qytetet që do të lehtësohet lëvizja nga hëna

Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët! 

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat