Secondary Adv

Nga 11 maji hapen kategori te tjera biznesesh: Zbardhet plani per baret dhe restorantet

Ministrja e Shëndetësisë në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale ka deklaruar se prej 11 Majit do lejohen të fillojnë aktivitetin një grup tjetër biznesesh.

 

Ministrja e Shëndetësisë në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale ka deklaruar se prej datës 11 Maj do mund të lejohen për të filluar aktivitetin një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. “Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqanet në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja“, tha Manastirliu.

 

Ndërkohë sipas ministres në draft-planin, i cili ende nuk është miratuar dhe mund të jetë pjesë e rishikimeve të tjera, në datën 18 maji mund të lejohet hapja e lokaleve dhe restoranteve, vetëm për mjediset e hapura: “Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu. Gjithashtu ministrja u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30./Burimi: SCAN


Më të lexuarat