Secondary Adv

Projektligji i ri ne Kuvend: Tunele dezinfektuese ne te gjitha pikat e kalimit kufitar

Një projektligj në Kuvend, parashikon instalimin e tuneleve dezinfektuese në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, detar dhe ajror.

 

Sipas nismës ligjore, instalimi i tuneleve dezinfektuese në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së covid-19, do të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet doganore. Tunelet do të funksionojnë vetëm gjatë periudhave të pandemive dhe epidemive. Sipas nismës ligjore, shpenzimet për dezinfektimin e mjeteve të transportit të mallrave përballohen nga kompania përgjegjëse për ngarkesën.

 

Projektligji ndryshon nenin 30 të ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Nisma parashikon edhe masa ndëshkuese deri në 100 000 lekë për refuzimin e vendosjes nën dezinfektim të mjeteve të transportit  në të gjitha pikat kufitare. Në relacionin shpjegues, deputeti propozues thekson se “ndryshimet që propozohen të miratohen synojnë të sanksionojnë rregulla për përcaktimin e masave të përshtatshme për dezinfektimin e mjeteve lëvizëse që transportojnë marra në pikat kufitare, në kuadër të masave për përballimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga covid-19”.

 

Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive është miratuar në vitin 2016. Kuvendi e ndryshoi për herë të fundit këtë ligj në 16 prill 2020. Ndryshimet e fundit në këtë ligj parashikojnë karantinimin me detyrim në kohë epidemie. Gjithashtu, përfshihet edhe ndërhyrja e ushtrisë dhe policisë gjatë epidemive. Ndryshimet u miratuan në kuadër të masave për të përballuar covid-19, por edhe pandemive të mundshme në të ardhmen. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do ta pranojë nismën e re të propozuar nga deputeti Stojku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat