Secondary Adv

Nga sot nisin lehtesimet: Nga shtimi i zonave te gjelbra te hapja e bizneseve me rrezik

Nga dita e sotme hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi. 

 

Ndryshime ka edhe në lidhje me të riatdhesuarit. Nga 4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë. Nga dita e sotme hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi. Ndryshime ka edhe në lidhje me të riatdhesuarit. Nga 4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë. 

 

Po çfarë pritet të ndodh gjatë javëve në vijim? Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë, do të hapen pjesërisht edhe qendrat tregtare ku do të lejohet hapja e disa dyqaneve brenda tyre. Këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit dhe deri në orën 17:30 të pasdites si dhe duhet të respektojnë një protokoll specifik masash sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Më 18 maj pritet që lehtësimet të jenë më të mëdha ku do të hapen baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme të tyre, ndërsa në ambientet e brendshme shërbimi do të jetë i ndaluar kategorikisht. Hapja e tyre do të shoqërohet me rregulla specifike të ruajtjes së distancës nga tavolina në tavolinë si dhe mes klientëve për të siguruar mbrojtjen maksimale. Gjithashtu gjatë kësaj jave do të shtohen riatdhesimet dhe se karantinimi i tyre tashmë do të bëhet në banesa dhe jo hotelet karantinë të përcaktuara nga qeveria./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat