TAP perzgjedh Gener 2-Sicilsaldo per ndertimin e rrugeve dhe urave ne Shqiperi
Firma shqiptare "Gener 2" do të jetë njëra nga dy firmat që do të marrë pjesë për përgatitjen e infrastrukturës mbi të cilën do të vendosen linjat e gazsjellësit TAP në Shqipëri. Ndërsa punimet pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të 2015.
Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), ka përzgjedhur sipërmarrjen e përbashkët të formuar nga Gener 2 Sh.pK dhe Sicilsaldo SpA për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë koncorciumi me qendër në Baar të Zvicrës, i cili njoftoi sot kontraktimin e marrë veshjes me Gener 2 Sh.p.K dhe Sicilsaldo S.p.A. për ndërtimin dhe rehabilitimin e aksesit të rrugëve dhe urave në Shqipëri.Vendimi përmbyll procesin parakualifikues të njoftuar në prill 2014 dhe të ndjekur nga ofertat e vlerësimit të kompanive të përzgjedhura që plotësuan kriteret tejet rigoroze të vëna nga TAP. Ndërtimi i rrugëve dhe urave është një hap thelbësor në përgatitjet e TAP për ndërtimin e gazsjellësit që nis në vitin 2016.
Ndërtimi i rrugëve dhe urave në Shqipëri
Gener 2 dhe Sicilsaldo do të ndërtojnë dhe rehabilitojnë mbi 100 kilometra rrugë përgjatë vijës së tubacionit: në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës; në Kakruke, Çorovodë; në rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit si dhe në Seman dhe Topojë në qarkun e Fierit.Kompanitë do të ndërtojë dy ura të reja dhe do të rehabilitojë rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të 2015.
Ndërmarrja e përbashkët ndërmjet Gener 2 Sh.pK, një kompani ndërtimi shqiptare, me gati 20 vjet përvojë relevante. Kompania ka ekzekutuar projekte të shumta, duke përfshirë ato në inxhinieri, dizajn, menaxhim, koordinim, mbikëqyrje në ndërtim dhe në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të financuara nga qeveria dhe në pronësi private.
Sicilsaldo SpA është një kompani italiane e specializuar në inxhinieri, prokurime dhe në ndërtimin e shërbimeve të naftës dhe gazit, si dhe në sektorin e energjisë elektrike. Shërbimet që kompania ofron nis nga projektimi dhe ndërtimi deri në mirëmbajtjen e depozitave dhe të tubacioneve. Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP deklaroi për mediat se: “Njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për fazën e ekzekutimit të TAP-it, sepse do të hapë mundësinë për shtrimin e tuabcionit në vitin 2016. Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces dhe të përgëzoj kompaninë fituese”.
Bradshaw shtoi se “Unë do të doja që të përforcoja edhe njëherë se TAP mbetet e angazhuar për të vepruar si një korporatë e përgjegjshme. Përveç programit tonë të investimeve në komunitetin e Shqipërisë, rrugët hyrëse dhe urat do të jenë për të mirën e komuniteteve lokale për dekadat e ardhshme”.