Perditesimi i te dhenave te bizneseve: Ja si te veprojne ata qe kerkojne pezullim
Subjektet që kërkojnë të pezullojë aktivitetin e tyre, për shkak se sportelet e QKB janë mbyllura, duhet të aplikojë përmes e-albania, për pushimin e përkohshëm të aktivitetit.
Kusht për bizneset është që përpara këtij aplikimi, të sigurohen që nuk kanë detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore, pasi në të kundërt aplikimi nuk do të jetë funksional. Nga ana tjetër, QKB bën me dije për tatimpaguesit, edhe mënyrën për përditësimin e të dhënave. Sipas këtij institucioni, subjektet, të cilët kërkojnë të krijojnë një llogari si biznes në portalin e-albania dhe të cilëve u kërkohet përditësimi i të dhënave si numrit i identifikimit/NID, të personave të lidhur me të) të regjistruar pranë Regjistrit Tregtar, duhet të aplikojnë online në portalin e-albania në shërbimin përditësimi i të dhënave të biznesit.
Ky shërbim u mundëson qytetarëve, në cilësinë e administratorit të subjektit, të bëjnë përditësimin pranë Regjistrit Tregtar, të të dhënave të identifikimit (NID), për personat e lidhur me një subjekt të regjistruar në Regjistrit Tregtar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me kryerjen e këtij përditësimi, e dhëna e identifikimit do të ndryshohet automatikisht dhe për kryerjen e kësaj procedure nuk kërkohen dokumentacione shtesë./Burimi: Scan