Secondary Adv

Prezantohet plani i rindertimit te Krujes- Rama: Shpronesimet jo me leke ne dore

Në dy lagje, në një hapësirë prej 57 mijë e 737 m2 do të strehohen 370 familje, të cilat kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit. 

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar ditën e sotme planin e rindërtimit të Krujës. Nga 370 familje, 310 prej tyre janë ato që kanë jetuar më herët në zonën e dëmtuar, e ndërsa pjesa tjetër pra 60, kanë banuar më herët jashtë këtij perimetri. Gjithsej do të jenë 26 banesa kolektive, me një largësi prej 30 m nga njëta-tjetra, 33 njësi shërbimi, 1 qendër komunitare, 1 kopsht ose çerdhe dhe një pavijion. Zbatimi i këtij plani do të nisë që javën e ardhshme, me shembjen e banesave. 

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuar si një plan ambicioz, sipas së cilit nuk ka vetëm si qëllim vetëm  akomodimin e njerëzve, por si një mundësi e transformit të zonës. Ai është ndalur edhe në procesin e shpronësimeve, i cili tha se për të mos humbur kohë dhe për të mos shpenzuar para më tepër, qytetarëve do t'i propozohet një marrëveshje. Kjo marrëveshja konsiston në shpronësimit pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.

 

"Plan ambicioz se përveç akomodimit kanë edhe një element plus. Të shërbejë kriza e madhe e tërmeti si një mundësi e madhe për transformim. Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme... nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com 

 


Më të lexuarat