Secondary Adv

Pas 11 majit rregulla te reja per automjetet: Cfare do ndodhe me transportin publik

Ministrja e Shëndetësisë u përgjigj në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” lidhur me procesin e hapjes dhe lehtësimit të masave të izolimit.

 

Lëvizja me automjete private aktualisht kryhet vetëm përmes autorizimit por ministrja tha se pas datës 11 ky regjim i lejeve mund të marrë fund. Ajo deklaroi se do të lejohet lëvizja e automjeteve pa autorizim duke nisur nga data 11 maj në zonat e gjelbra por po vlerësohet se mund të përfshihen të gjitha qarqet. “Do të lejohet edhe lëvizja e automjeteve pa autorizim duke nisur nga 11 maji. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet për të gjithë qarqet”, tha ministrja e cila shtoi se transporti publik do të vijojë të mbetet i mbyllur. 

 

 “Transporti publik po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit”. Manastirliu tha se duke nisur nga data 18 maj do të rritet numri i riatdhesimeve. “Nuk mund të themi një datë për hapjen e kufijve por do të rrisim numrin e riatdhesimeve nga data 18 maj”, shtoi ministrja. Sa i përket aktiviteteve fetare, Manastirliu tha se po vlerësohet ende hapja e tyre ndërsa si masa permanente që do të mbesin edhe pasi të hapet izolimi deri në gjetjen e vaksinës do të mbesin “distancimi social, larja e duarve dhe kushtet higjenosanitare.”/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat