Secondary Adv

Hapja e klinikave dentare– Kreu i Urdhrit te Stomatologut: Do kete rritje te kostove

Klinikat dentare duhet të zbatojnë protokollet që do të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë, për të frenuar përhapjen e COVID-19. 

 

Pas vendimit të hapjes në datën 11 maj, në një prononcim për TV SCAN, kreu i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar, Nikoll Deda bën me dije disa nga detajet kryesore. Sipas Dedës, zbatimi i këtyre protokolleve do të rritë kostot për klinikat, ndërkohë që do të jetë tregu ai që do të përcaktojë nëse do të ketë edhe një rritje të çmimeve për shërbimet që ofrohen. Kreu i Urdhrit të Stomatologut thotë se mbyllja e klinikave për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ka krijuar vështirësi të mëdha financiare, sidomos për profesionistët e rinj. Urdhri i Stomatologut Shqiptar këshillon stomatologët që gjatë muajit të parë të ofrojnë shërbim të reduktuar, duke u përqendruar vetëm te rastet urgjente, si një formë për t’u ruajtur nga COVID-19./Burimi: Scan


Më të lexuarat