Secondary Adv

Rihapja: Manastirliu shpejgon cfare do ndodhe me fashat orare dhe transportin publik

Sa i takon fashës së orareve të lëvizjes, ministrja Manastirliu tha se po diskutohet me ekspertët mundësia e zgjerimit të lëvizjes dhe aktivitetit.

 

Ndërsa për transportit urban, Manastirliu u shpreh se është me risk shumë të lartë, por po hartohen protokolle me ekspertë për të pasur një vlerësim se kur mund të kemi hapje të tij. "Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera, u shpreh Manastirliu. Transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend.  

 

Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet." Sipas saj risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja por edhe ato mund të jenë zona të gjelbra pasi të analizohet situata e cila merr 2 javë. Por hapjet sipas saj do të jenë 1 javore nga faza në fazë për të patur mundësi analizimin. Ndërkohë ajo ka sqaruar se ende jemi në fazën e parë. 

 

Nuk duhet të entuziasmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi. Futja në normalitetin e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm. Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiologjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve. Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbëra por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja. Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur.

 

Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes. Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat.”- tha Manastirliu./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat