Secondary Adv

Publikohet VKM: Qeveria i kalon Teatrin Kombetar Bashkise se Tiranes

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë, që i kalon truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një godinë të re. 

 

Pavarësisht akuzave të shumta, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se qeveria u ka bërë një nder. "Me deklarimin e saktë të sipërfaqes së truallit të Teatrit Kombëtar, që është 5.522,7 m2 dhe jo 1.100 sa deklaronte. Qeveria na ka bërë një nder". "Siç e kemi denoncuar edhe herë të tjera, alibia e epidemisë Covid-19, po përdoret, nga diktatori Edvin dhe Qeni i tij i Sulmit, për vjedhur para e prona të shqiptarëve, me një neps të papërmbajtur. Ndërkohë që Qeveria Turke, prej 4 muajsh, pret lejen e Qeverisë Shqiptare për të ndërtuar falas 500 banesa për familjet e mbetura pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo e fundit gjen kohë të miratojë VKM Nr. 377, datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”./Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat