Secondary Adv

Hekurudha Durres-Tirane drejt finalizimit, firmoset marreveshja me Jv Railcon


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto firmosi ditën e djeshme me kompaninë Rail Consulting Joint Venture JV RAILCON kontratën për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.


Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rigjallërimi i hekurudhave shqiptare dhe zhvillimi i transportit hekurudhor, duke përmirësuar infrastrukturën hekurudhore. Ky projekt është pjesë e parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për periudhën 2015-2017 në programin “Transporti Hekurudhor”.


Në ditët e sotme, rrjetit hekurudhor shqiptar i mungon sinjalistika dhe komunikimi i duhur si dhe përfshin katër linja kryesore hekurudhore Durrës -Tiranë, Shkozet-Vlorë, Vorë - Hani i Hotit dhe Rrogozhinë -Pogradec (Guri i Kuq).
Përveç kësaj, ka një degë të linjave hekurudhore nga Fieri në Rafinerinë e Ballshit. Gjithashtu, ekzistojnë tri linja në Budull në Fushë Krujë, në Elbasan, si dhe në Shkozet në Portin e Durrësit.


Në total, ky rrjet është 423 km i gjatë dhe ka dy aksese, në Detin Adriatik në Portin e Durrësit (port për ngarkesë) dhe në portin e Vlorës (port për anijet), si dhe vetëm një lidhje në brendësi të rrjeteve hekurudhore në vende të tjera për trafik ndërkombëtar, rrjet hekurudhor ky i vendosur në veri të Malit të Zi në Hanin e Hotit.Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave sh.a.


Më të lexuarat